Arbëri

Ahmeti e lidh mbajtjen e Haradinajt në Francë me votimin e demarkacionit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ata që duan të marrin përgjigjen e reagimit për Ramush Haradinajn, le të marrin pamjet e kësaj proteste.

Mbajtjen e Haradinajt në Francë ai e ka cilësuar si jo të rastësishme. E ka lidhur me demarkacionin.

“Kur e takuam Ramushin para disa ditësh në Francë, diskutuam se a është e rastësishme se ai po mbahet në Francë e javën tjetër po synojnë të sjellin në Kuvend demarkacionin. Të gjithë jemi të bindur se kjo nuk është e rastësishme”, ka thënë Ahmeti, përcjell Koha.net. “Por edhe Ramushi edhe ne e kemi një porosi: Demarkacioni nuk kalon”.

ka kërcënim që na zmbraps, porosia nga Prishtina është se demarkacioni nuk kalon”.