Arbëri

SHBA rikonfirmon mbështetjen për Kosovën, Trump uron 9-vjetorin e Pavarësisë

Rex Tilleresen, Sekretari amerikan i shtetit, ka uruar Kosovën për nëntëvjetorin e pavarësisë, transmeton koha.net.

Në letrën e Departamentit të Shtetit drejtuar Kosovës, Tillersen ka theksuar se SHBA-ja me presidentin e ri Donald Trump vlerësojnë marrëdhënien e mirë me Kosovë duke u bazuar në aspiratat për stabilitet, paqe dhe prosperitet të të gjithë qytetarëve.

Kjo është letra zyrtare e Tillersenit për 9-vjetorin e pavarësisë së Kosovës:

Në emër të Presidentit Trump dhe popullit amerikan, është nderi im që të uroj qytetarët e Kosovës për nëntë vjetorin e pavarësisë të cilin e festoni më 17 shkurt.

SHBA vlerëson marrëdhëniet e forta me Kosovën bazuar në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Ne e përshëndesim progresin që populli i Kosovës e ka arritur në zhvillimin e institucioneve demokratike e multietnike përgjatë nëntë viteve të tyre të pavarësisë. Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA. 

Po presim suksese të tjera të vazhdueshme të Kosovës teksa po forcon ligjet, po lufton dhunën ekstreme, dhe po ndërton marrëdhënie pozitive me fqinjët dhe gjithë botën.

SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën që të ketë sukses dhe do të vazhdojmë të punojmë me liderët dhe popullin e saj në ndjekje të paqes dhe prosperitetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.