Auto

Markat e veturave më të mira e më të këqija në SHBA për 2017

Të martën është lansuar Raporti i Konsumatorëve i edicionit më të ri të raportit të markave të veturave në SHBA, transmeton koha.net.

Prapë markat gjermane dhe japoneze kanë dominuar në top 10 të studimit i cili hulumton në mazë të targave dhe regjistrimeve për të gjetur veturat më të shitura në SHBA.

“Analiza jonë vjetore zbulon se ndërtimi i një apo dy veturave fantastike është e arritshme, por bërja e një linje të tërë fantastike është shumë më shumë e vështirë”, ka thënë drejtori i Raportit të Konsumatorëve, Jake Fisher.

Për të dytën herë radhazi, Audi është e para në listë, pasuar nga Porsche, Lexus e BMW.

Edhe pse në krye të listës janë kryesisht markat luksoze, edhe blerësit e veturave të zakonshme janë listuar shumë lartë në listë.

Subaru është listuar e pesta, e ndjekur pas nga Kia dhe Mazda.

Tesla në vendin e tetë, e cila është marka e parë në SHBA elektrike që ka arritur të listohet në listë.

Lista e markave në SHBA të listuara nga më të mirat e deri te më të këqijat.

Image