Arbëri

Hahn reagon ndaj vendimit të Ivanovit

Komisari për zgjerim Johanes Hahn në rrjetin social twitter ka komentuar vendimin e presidentin Gjorge Ivanov.

Lidhur me këtë ai në Twitter ka shkruar:

“Në lidhje me zhvillimet e fundit në Maqedoni: Të gjithë liderët, përfshirë edhe presidentin, duhet të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në një demokraci, shumica parlamentare duhet pranuar edhe nëse dikujt nuk i pëlqen. Që këtu, pres që të gjithë liderët dhe institucionet, në interes të qytetarëve të lejojnë që të rrjedhin proceset demokratike”