Sport

Lamtumira e Lirës - legjendës shqiptare të futbollit botëror

Te rezultati 0:0, në minutën e 59-të, përzgjedhësja e Gjermanisë, Silvia Neid, e ftoi për t'u aktivizuar njërën prej lojtareve të saj të preferuara. Vendimi iu shpërblye. Lojtarja vetëm 10 minuta më vonë shënoi golin e parë. Në minutën e 87-të shënoi edhe golin e dytë.

Gjermania fitoi 2:0 ndeshjen ndaj Japonisë, që ishte e vlefshme për medaljen e bronztë në lojërat olimpike "Pekini 2008" dhe u luajt para 50 mijë shikuesve.

"Super-rezervistja ia siguroi Gjermanisë bronzin", shkruante FIFA për atë ndeshje, shkruan sot Koha Ditore.

Super-rezervistja e asaj ndeshjeje ishte dhe mbetet futbollistja më e mirë shqiptare e të gjitha kohërave. Ishte Fatmire Bajramaj, e njohur edhe me emrin Lira e pas martesës me mbiemrin Alushi.

Dy golat që Gjermanisë ia siguruan medaljen e bronztë në ngjarjen më të madhe sportive mbesin ndër golat më të rëndësishëm në karrierën e Lirës. Ajo medalje e bronztë olimpike mbetet ndër pikat më të ndritura në karrierën e saj. Karrierës që zyrtarisht i erdhi fundi të martën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.