Arbëri

Basha premton nga çadra: Nuk do të ketë pension nën 25 mijë lekë

Descriptive Text

Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me pensionistët. Në fjalën e mbajtur Basha ripërsëriti kërkesën e tij për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai foli për pensionet, të cilat sipas tij nuk janë rritur, por kjo qeveria tallet me moshën e tretë.

Ai pyeti se çfarë të bëjnë më parë me pensionin të moshuarit, të paguajnë ilaçet, apo të paguajnë faturat e rritura të dritave e ujit, tha Basha.

Sipas tij, përgjigjen nuk e jep dot qeveria aktuale dhe as Kryeministri aktual, për të cilin tha se e rriti çmimin e energjisë për shtresat e varfra.

Rama premtoi se brenda katër viteve të ardhshme “pensionet do rriten me 40% dhe mos të ketë pension më pak se 25 mijë lekë në muaj” (një euro 136 lekë).

Në këtë linjë Basha tha se në fund të mandatit të parë të qeverisjes së Partisë Demokratike, nuk do të ketë pension minimal nën 250 mijë lekë.

“Ky kryeministër dhe kjo qeveri janë në konflikt interesi me zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo është arsyeja pse do të largohen për t’i hapur rrugë një qeverie që nuk është e lidhur me krimin dhe me drogën, – tha Basha. – Kjo betejë është një betejë jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme, por për Shqipërinë e re që po lind. Është një betejë që ia vlen të luftohet, siç po luftohet ditë e natë në sheshin e lirisë”.

Sipas tij, “në këto ditë dhe netë janë bashkuar shqiptarët, në ballë të kësaj beteje është rinia shqiptare, studentët shqiptarë. Sot fjalën e ka brezi tretë që me mund dhe sakrifica kanë rritur brezin e ri. Pensionet nuk janë rritur as sa vlera e indeksimit të inflacionit. Kjo do të thotë se me pensionin e sotëm, ata blejnë më pak se para 3-4 vitesh”, theksoi ai.