Arbëri

Kontestohet përzgjedhja e përfituesve të materialit ndërtimor në Prizren

Prizren, 28 shkurt – Janë bërë akuza të reja në lidhje me projektin e Komunës së Prizrenit për shpërndarjen e materialit ndërtimor për nevojtarët. Anëtarët e KK-së kanë kontestuar edhe rregullsinë e përzgjedhjes së përfituesve.

i LDK-së, Qemal Krasniqi, ka theksuar se ka raste që i përmbushin kriteret e që nuk kanë marrë material ndërtimor nga Komuna e Prizrenit, ngase një mbështetje e tillë i është ofruar “akraballëkut dhe të afërmve partiakë” të pushtetarëve lokalë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Njerëzit që kanë nevojë s’kanë marrë material ndërtimor nga komuna”, ka thënë Krasniqi, në seancën e fundit të KK të Prizrenit. Në këtë rast zyrtarët e Ekzekutivit lokal nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Pak javë më parë Qeveria lokale e Prizrenit ka miratuar vendimin për shpalljen e tenderit për furnizim me material ndërtimor për raste emergjente, gjë që ishte bërë shkas edhe për shqyrtimin e dyshimeve të ngritura mbi rregullsinë e shpërndarjes së këtyre ndihmave për përfituesit. Propozimi për realizimin e kësaj politike publike në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit pati ardhur nga DPMS-ja, e cila ka sqaruar se nga ky projekt do të bëhet furnizimi me material ndërtimor për raste emergjente, duke përfshirë rastet e djegieve të shtëpive, fatkeqësive natyrore, rasteve të rënda sociale, etj. Në propozimvendim është sqaruar se planifikimi buxhetor për këtë projekt është 40 mijë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.