Arbëri

MAP-i pa procedurë të hapur ia ka dhënë PTK-së tenderin 1 milion euro

Ministria e Administratës Publike është mjaftuar me konstatimin se “Posta dhe Telekomi i Kosovës është ndërmarrje publike” për të kontraktuar shërbime prej 1 milion eurosh pa procedurë të hapur tenderuese.

Procedurën e MAP-it e ka kontestuar operatori tjetër i telefonisë në Kosovë, IPKO. Ky operator ka bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, por nga aty ka marrë përgjigje negative. Në arsyetimin e saj dhënë OSHP-së ka thënë se autoriteti ankues nuk është “palë e interesit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por i njëjti institucion vitin e kaluar gjatë një procesi tenderues në Istog kishte marrë vendim në favor të IPKO-s.

Ndër të tjera, në këtë vendim thuhej se autoritetet kontraktuese do ta kontraktojnë pa procedurë të hapur PTK-në vetëm në rast se i ofron shërbimet që asnjë kompani tjetër nuk i ofron. Kishte përmendur edhe mbrojtjen e tregut të lirë dhe të konkurrencës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.