Sport

Pritje spektakolare e tifozëve për Berishën dhe të tjerët pas fitores ndaj Napolit

Fitorja në udhëtim te Napoli ka gëzuar pa masë tifozët e Atalantas që kanë dalë në aeroport për të pritur ekipin.

Etrit Berisha ishte një nga më meritorët për fitoren, duke mbajtur portën e paprekur, transmeton Koha.net.

Kurse fitoren Atalantas ja dha mbrojtësi Caldara, duke shënuar të dy golat.

“Çfarë spektakli! Shumë tifozë duke pritur skuadrën në aeroport pas kthimit nga Napoli”, shkruan klubi i Atalantas në Facebook, që ka shpërndarë edhe videon.