Arbëri

“Drejtësi para pajtimit” – tema e javës që flet për 1600 të pagjeturit

“Drejtësi para pajtimit” është kryetema e së dielës në “Koha Ditore”.

Në shkrimin kryesor kushtuar rreth 1600 të pagjeturve nga lufta e fundit, mund të lexoni për ankthin e familjeve, iniciativën e presidentit për pajtimin, e cila nuk është mirëpritur dhe të vërtetën e drejtësinë që mungon.

“Me kë duhet të pajtohet Kosova?”, është shkrimi që flet për masakrën e Podujevës, dhe liderët aktualë politikë të Serbisë që dikur qëndronin krah Millosheviqit.

Në “Intervistë”, Natasha Kandiq, tregon se pse “çështja e të pagjeturve nuk duhet t’u lihet qeverive të tanishme”.

Në reportazh mund të lexoni për “dy pushtetet në shkollën e Janjevës”, ku në katin e parë janë ditarët e Republikës së Kosovës, e në të dytin ata të Serbisë.

Në faqet e botës, zënë vend shkrimet “Shenjtorët nuk bëjnë dashuri”, dhe “Tunelet sekrete të Maltës”.

Në vazhdën e shkrimeve nga libri “Shqipëria, shteti jetim i Evropës”, në Fejton vjen shkrimi për “dasmat shqiptare që zgjasin deri në mëngjes”.

“Kosovarçe” sjell rrëfimin për plakun 82-vjeçar nga Podujeva, “mjeshtër i kërthizave”.

“Arti në gurë e jeta në miniaturë”, si dhe “Shkrimtari që ëndërroi botën pa kufij” janë shkrimet kryesore në faqet e kulturës.

Derisa “Monument” sjell historinë gati një shekullore të “shtëpisë ‘gjahtareske’ të Mitrovicës”.

Në mesin e shumë shkrimeve interesante, në faqet e sportit mund të lexoni për “vëllezërit shqiptarë të katër shteteve”, si dhe legjendën e bejsbollit që “po kënaqet si pronar i një klubi të futbollit”.

Këto, dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me “Kohën Ditore”.


“Drejtësi para pajtimit” – tema e javës që flet... by kohanet