Një delegacion I AKB-së i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar, o qëndron për herë të parë në vizitë në Spanjë, I cili u prit nga zv.presidenti Humberto Carrasco Gonzales dhe Drejtori gjeneral i Federatës së Bizneseve Miguel Madruga Sanz dhe përfaqësues të kompanive dhe korporatave private dhe publike te cilët u informuan hollësisht për kushtet dhe mundësit që ofron Kosova për bashkëpunim në të gjitha fushat, njofton kumtesa nga AKB .
Shahini u fokusua sidomos në sferën e ekonomisë dhe I informoj nikoqirët për ndërmarrësit kosovarë, klimën e investimeve dhe legjislacionin në fuqi.
Në vazhdim ai u përgjigj edhe në pyetjet e përfaqësuesve të korporatave dhe bizneseve spanjolle të cilat në fokus kishin sektorët e prodhimit, ndërtimtarisë, tregtisë , sistemi shëndetësor dhe shumë fusha të tjera me interes për korporatat spanjolle iu bë një ftesë zyrës për Federatën e Bizneseve të Toledos për të vizituar vendin tonë.