Arbëri

Buja akuzohet se eksproprijoi e tjetërsoi jashtëligjshëm prona shoqërore e komunale

Dhjetëra prona dyshohet se ishin eksproprijuar dhe tjetërsuar jashtëligjshëm në kohën e ish-kryetarit të Lipjanit, Shukri Buja.

Disa prej tyre kishin qenë nën menaxhimin e AKP-së. Prej këtyre veprimeve kishte përfituar kompania “Ferronikel” në Gllogovc, e cila për gjashtë ngastra kadastrale asnjëherë nuk e kishte kryer pagesën, shkruan sot Koha Ditore.

Deputeti i PDK-së, Buja, si dhe tre ish-zyrtarë të Komunës po akuzohen së fundi për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Me këto veprime prokuroria po pretendon se është dëmtuar financiarisht Komuna e Lipjanit.

Në aktakuzën prej 50 faqesh, të cilën e posedon “Koha Ditore” për disa ngastra kadastrale pagesa ishte bërë jashtëligjshëm në llogarinë bankare të klubit futbollist “Ulpiana” në Lipjan.

Ligji mbi eksproprijimin, Ligji për vetëqeverisje lokale, Ligji për shpronësimin e pronës së paluajtshme, si dhe Ligji për menaxhimin e financave publike ishin shkelur me veprimet që pos Bujës i kishte ndërmarrë ish-zyrtari për çështje pronësore, Nebih Zeqiri, si dhe zyrtarët e tjerë, Halit Gashi e Magbule Sadiku, gjatë viteve 2008-2011. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.