Botë

Mbi 30 të vrarë nga sulmi në një treg të Somalisë

Zyrtarët somalezë thanë se 34 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në kryeqytetin Mogadishu.

Përgjegjësinë për sulmin e së dielës nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Sulmi ka ndodhur në një treg të qytetit, ndërsa agjencitë e lajmeve thonë se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë.

Grupi terrorist Al-Shabab ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Më herët, ky grup ka dënuar zgjedhjen e presidentit të ri të Somalisë, Mohamed Abdullahi Mohamed, duke e cilësuar atë si "të pafe".

Mohamed, ish-kryeministër, i cili posedon edhe pasaportën e Somalisë, edhe atë të SHBA-së, është zgjedhur më 8 shkurt.