Këngëtarja Katy Perry, do performojë në njërën nga ndejat paramartesore që po organizon djali i njërit prej njerëzve më të pasur në botë.
Këngëtarja do të shkojë në Cannes të Francës për të performuar në njërën nga ndejat paramartesore të Anant Ambani, djalit i Mukesh Ambanit, dhe partneres së tij Radhika Merchant.
“Ata kanë ftuar 800 mysafirë, të cilët aktualisht janë duke shëtitur nëpër Evropë, me ndalesa në Barcelonë dhe Genoa. Ata do të arrijë në Cannes të premten ku do të jetë një festë e madhe në një objekt 40 milionë funtesh”, ka thënë një burim për The Sun.
Ky burim ka bërë të ditur se ndeja do të zgjasë pesë orë dhe Katy do të performojë aty gjatë gjithë kohës bashkë me një DJ.
“Pas festes, mysafirët do të shikojnë një shfaqja me fishekzjarrë tek anijet në gjirin e Cannes, ata nuk kanë kursyes asnjë shpenzim”, ka thënë ndër të tjera burimi.
Ndërkohë Katy, ka hequr dorë nga roli që pati si anëtare e jurisë në spektaklin televiziv “American Idol” dhe pati thënë se do të ishte mirë të zëvendësohej nga një grua.
Më parë, në njërën prej festave paramartesore që çifti kishte organizuar në Indi, kishte performuar edhe Rihanna, e cila u raportuar se për performancën u pagua 6 milionë euro.
Lexo edhe:
Rihanna merr 6 milionë euro për performancën në ahengun e familjes më të pasur në Azi - KOHA.net