Showbiz

Katy Parry nën hetim nga autoritet spanjolle

Katy Perry

Katy Perry

Autoritetet spanjolle kanë vënë nën hetim këngëtaren me famë botërore, Katy Parry, nën dyshimin se ka dëmtuar grumbujt e rërës në zonën e mbrojtur spanjolle, që ndodhet në ishujt Balearik.

Kjo ka ndodhur pasi ajo ka lansuar videoklipin e këngës së re “Lifetime”, që është xhiruar në Ibiza.

Departamenti i Ambientit në ishujt Balearik ka lëshuar të martën një deklaratë për shtyp, ku pretendohet se produksioni nuk ka kërkuar autorizim para se të fillonte xhirimet e videoklipit, shkruan “The Guardian”.

Në videon e kompanisë “The Stillz”, e cila ka bërë xhirimet e videoklipit në fjalë të lansuar më 8 gusht, shihet Perry në ishujt e Ibizas dhe Formenteras, duke marrë rreze dielli në plazh gjatë ditës e duke u argëtuar nëpër festat e klubeve të famshme të natës që ndodhen në këta ishuj.

Në videoklip përfshihen edhe grumbujt e rërës që ndodhen në S’Espalmador, një nga zonat më të pasura ekologjike në ishullin e Fromenteras.

Autoritetet kanë bërë të qartë se ishin në shqyrtim të ndonjë dëmi potencial të shkaktuar në zonën e ndaluar, e cila është e kufizuar me litar.

Sipas deklaratës, videoklipi nuk përbën “krim kundër ambientit” sepse “videot dhe fotografitë mund të autorizohen sipas kërkesës”.

S’Espalmador, një ishull i vogël prej 2.8 kilometrash që ndodhet në veri të Formenteras, është pjesë e Ses Salines de Ibiza dhe parkut të Formtenteras që nga viti 1980.

Uebfaqja qeveritare e turizmit të asaj zone ka shkruar se grumbujt e rërës në pjesën e zonës private, përbëjnë sistemin e grumbujve të rërës të ruajtur më së miri në ishujt Balearik dhe kanë vlerë të madhe ekologjike.

Videoklipi “Lifetime”, i realizuar nga figura kontroverse, Dr.Luke, vjen pas projektit muzikor “Woman’s World” të Perryt, që është lansuar në muajin korrik dhe ka marrë kritika të shumta negative. Gazetarja e The Guardian, Laura Snapes, e ka quajtur “regres” projektin në fjalë.

Projekti është pjesë e albumit të Perryt “I Love You”, i cili pritet të publikohet më 20 shtator dhe do të jetë i pari album i saj që nga viti 2020, kur publikoi “Smile”, i cili u rangua i pesti në toplistën e Billboard 200.


Albumi “Teenage Dream” i 39 vjeçes u bë i dyti në histori, pas albumit “Bad” të yllit Michael Jackson, i cili kishte katër këngë që qëndronin në pozitën e parë, “California Gurls”, “Teenage Dream”, “Forework” “ET” dhe “Last Friday Night (TGIF)”.