Showbiz

Lily Gladstone synon ta udhëheqë emisionin “Saturday Night Live”

Descriptive Text

Aktorja e mirënjohur e filmit “Killers Of The Flower Moon”, Lily Gladstone, ka thënë se ëndrra e saj që nga fëmijëria ka qenë ta udhëheqë emisionin “Saturday Night Live”.

“Gjëja që gjithmonë kam dashur është të udhëheqë emisionin “Saturday Night Live”, ka thënë ajo për The People.

Lily, e cila është aktorja e parë indigjene amerikane që u nominua nga Akademia e Filmit për çmim “Oscar”, është shprehur e emocionuar se do të marrë pjesë në ceremoni vikendin e ardhshëm.

Ajo ka thënë se e gëzon shumë fakti se do të jetë prezent që ta shijojë suksesin që arriti filmi “Killers of the Flower Moon”.

Aktorja gjithashtu pati bërë të ditur se do të vishej me një veshje të denjë.

“Definitivisht do të thosha se do të vesh ndonjë veshje që është e denjë për muze. Do t’iu dëshmoj se krijimet indigjene i përkasin tepihut të kuq përkrah modës luksoze. Mezi po pres”, ka thënë ylli.