Showbiz

Realizohet figura prej dylli e këngëtarit Justin Bieber

Descriptive Text

Tashmë mund të gjeni edhe një figurë tjetër të këngëtarit me famë botërore, Justin Bieber.

Në nder të ditëlindjes së tij të 30-të të premten, yllit i është bërë figura e tij në dyllë nga Madame Tussauds.

Figura prej dylli e cila është ekspozuar në muzeun e Hollywoodit në Kaliforni, përmban detaje të cilat këngëtari i posedon edhe në jetën e përditshme, si tatuazhet në pjesën e qafës, e madje është i veshur edhe me një nga veshjet me të cilat ishte paraqitur në vitin 2021.

Artistja e cila e ka realizuar figurën prej dyllit ka shkruar në Instagram se e ka bërë në nder të 30-vjetorit të lindjes së tij, derisa ka njoftuar edhe për lokacionin se ku është vendosur.

“Dërgoni urimet tuaja poshtë postimit”, ka shkruar ajo, derisa ka shpërndarë disa fotografi të figurës së artistit.

Figura e këngëtarit është një ndër shumë figurat që artisja ka realizuar.