Showbiz

Jennifer Lopez tregon se ka qenë e abuzuar në një lidhje

Descriptive Text

Këngëtarja më famë botërore, me origjinë latine, Jennifer Lopez, ka treguar shumë detaje rreth jetës së saj në dokumentarin e saj të ri, ku ka folur edhe për një nga ish-partnerët e saj, për të cilin thotë së ka qenë abuzues.

“Ka pasur njerëz në jetën time, të cilët thonin ‘të dua’, por pastaj nuk bënin vepra që përkojnë me atë fjalë”, ka thënë Lopez në dokumentarin e saj “The Greatest Love Story Never Told”, raporton FemaleFirst.

Ajo më tutje tregoi se njëherë një psikolog e kishte pyetur atë se çfarë do t’i thoshte vajzës së saj po të përjetonte një gjë të tillë.

“Do ta nxjerrja menjëherë nga aty dhe do t’i thosha të mos e kthente kokën prapa kurrë më. Por, për mua ishte gjithçka e mjegulluar dhe e komplikuar. Me dukej sikur po shikoja përmes mjegullës”, ka thënë Lopez.

Megjithëse ajo nuk ka thënë se është rrahur nga ndonjë prej partnerëve të saj, ajo ka pranuar se është keqtrajtuar në mënyra të ndryshme duke u kapur e tërhequr me forcë dhe duke i thënë fjalë të papranueshme.

“Nuk kam qenë në asnjë lidhje ku jam rrahur, faleminderit Zotit, por definitivisht jam keqtrajtuar dhe kanë ndodhur disa gjëra të këqija”, ka thënë këngëtarja.

Ajo gjithashtu e ka trajtuar këtë çështje në filmin e saj “This Is Me...Now: A Love Story”, në një skenë ku shihet ajo në një shtëpi prej xhami, duke kënduar këngën “Rebound”.

“Duhet të vish në atë pikë ku vihesh në siklet aq shumë sa që rrethanat bëhen shumë të dhimbshme dhe jo të rehatshme sa që thua ‘nuk e dua më këtë lloj lidhje’”, thuhet në tekstin e këngës.

Pavarësisht se për këtë pjesë ylli kishte folur edhe në memoarin e saj “True Love” në vitin 2014, por si atëherë, edhe tash, ajo nuk ka përmendur asnjë emër.