Showbiz

Adele anulon koncertet

Descriptive Text

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë britanike, Adele, ka anuluar disa koncerte që ishin planifikuar të mbaheshin gjatë ditëve në vazhdim në Las Vegas.

“Me keqardhje duhet t’i pezulloj shfaqjet e mia në Vegas”, ka thënë Adele.

Këngëtarja ka shpjeguar se është e sëmurë por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth sëmundjes, raporton BBC.

Sipas kontratës që ka bërë me “Ceasers Palace” në Vegas, ajo do të duhej të performonte çdo të premte e të shtune, deri në qershor.

Deri më tani ajo ka mbajtur 12 koncerte dhe ka 10 koncerte që janë pezulluar përkohësisht dhe ende nuk dihet kur do të vazhdojnë. Megjithatë, thuhet se personat që i kanë blerë biletat do të informohen me kohë.

Ky lajm vjen pesë muaj para koncerteve që këngëtarja ka paralajmëruar se do t’i mbajë në Munich të Gjermanisë përgjatë gushtit.