Showbiz

Monica Lewinsky do t’i inkurajojë amerikanët të votojnë përmes kampanjës së modës

Descriptive Text

Aktivistja Monica Lewinsky është duke bërë një kampanjë për brendin e veshjeve zyrtare “Reformation”, kampanjë përmes së cilës ajo po pretendon t’i shtyjë njerëzit të dalin e të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet, raporton CNN.

Ajo për një kohë të gjatë është munduar t’i shtyjë gratë të jenë më të zëshme kundrejt padrejtësive. Lewinsky ka karrierë të bujshme për të drejtat e grave. Tani aktivistja po e përdor imazhin që ka krijuar si feministe për t’i shtyrë njerëzit të dalin të votojnë me sloganin “You’ve Got The Power” (Ti ke fuqi).

Këtë po e bën përmes kampanjës së veshjeve të brendit “Reformation”, në bashkëpunim me “Vote.org”. Ata kanë krijuar veshje zyrtare, përmes të cilave po duan t’ua ngrijnë vetëbesimin grave. Materialet e këtyre veshjeve mbështesin nënën natyrë pasi që për krijimin e tyre, “Reformation” ka përdorur teknika që mbrojnë ambientin.

Përgjatë vitit 2020 shumë brende kanë lansuar reformat e tyre duke dashur të ngrijnë vetëdijen e votuesve që të regjistrohen më shumë, por për brendin “Reformation” duket se ka qenë e rëndësishme ta marrë Lewinskyn në kampanjë të marketingut, pasi ajo i di mirë çështjet politike dhe avokon prej kohësh për të drejtat e grave.

Lewinsky, e cila më herët ka qenë disenjatore e çantave të dorës, u tregua shumë e emocionuar dhe e gatshme t’i bashkohet brendit “Reformation” pasi ky brend është i fokusuar në vlerën e produktit të tyre.

{gallery}

Në një deklaratë për partneritetin mes tyre, ajo ka zbuluar rëndësinë që kanë votuesit për demokracinë.

“Është mjaft e thjeshtë: duke votuar ju përdorni zërin përmes së cilit bëni të dëgjoheni. Kjo është gjëja më definuese dhe më e fuqishme e demokracisë. Votimi është gjithmonë i rëndësishëm. Jam shumë e emocionuar dhe falënderuese të punoj me ‘Reformation’ që t’ju kujtoj njerëzve të regjistrohen për të votuar, të përdorin zërin e tyre, e të VOTOJNË”, ka thënë Lewinsky.

Monica Lewinsky, ishte nëpunëse në Shtëpinë e Bardhë në vitet 90-të kur Bill Clinton ishte president i SHBA-së. Afera me ish-presidentin qe konsideruar ndër skandalet më të mëdha në histori. Që atëherë emri i Lewinskyt u bë i njohur për mbarë botën.

Image

Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi