Showbiz

Bad Bunny akuzohet nga një grup për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve

Descriptive Text

Ylli i Hollywoodit, me prejardhje latine, Bad Bunny, është akuzuar nga grupi për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve PETA, pasi që ai doli në skenë me një kalë, raporton TMZ.

29-vjeçari i befasoi fansat e tij pasi që u shfaq në skenë i ulur mbi një kalë në koncertin e parë që po mbante në kuadër të turneut të tij “Most Wanted” në Salt Lake City në Utah, të mërkurën që shkoi.

PETA e dënoi aktin e Bad Bunnyt dhe urdhëroi atë që të mos i merrte më në skenë kafshët.

“‘Bad Bunny’ të përdorësh një kalë në turne është diçka mizore dhe akt i papërgjegjshëm. Kali, ti apo fansat e tu do mund të lëndoheshit”, thuhet në përshkimin e videos që ndau PETA në TikTok.

“Raportet në mes nesh nuk qëndrojnë mirë pas këtij akti. Bad Bunny çfarë të bëri të mendosh se kjo ishte një ide e mirë që të ekspozosh kalin në zhurmë, drita, mjegull e britma të mijëra njerëzve? Po shihet qartë se kali nuk dëshiron të jetë aty. Ju lutem mos i merrni kafshët nëpër show të tillë. Ato duan të jetojnë në paqe dhe jo të përdoren për spektaklet tuaja”, shkruhej më tutje në tekstin e videos së Petas.

Bad Bunny e mori prapë kalin kur u ngjit në skenë në Las Vegas të premten dhe nuk i është përgjigjur ende Petas.

Peta më parë kishte dënuar edhe muzikantin Ceelo Green pasi vitin e kaluar ai kishte ngarë një kalë në një ndejë dhe ishte rrëzuar.

Video: