Showbiz

Fansat evakuohen nga koncerti i Taylor Swiftit për shkak të stuhisë

Këngëtarja më famë botërore, Taylor Swift, që mbajti koncert në Sidney të Australisë të premten, pati probleme para se të fillonte koncertin.

Stafi drejtues i stadiumit “Accor” ku Swift performoi, para fillimit të koncertit ka evakuuar një pjesë të adhuruesve që gjendeshin në fushë pranë binës, pasi që atje po mbretëronte mot me shi, erëra të forta e vetëtimë, raporton mediumi australian The Age.

VIDEO:

 

 

“Adhuruesit që ishin vendosur në pjesën e poshtme të stadiumit u evakuuan si pasojë e vetëtimës e motit të keq që po mbretëronte. Ju lutem qëndroni të sigurt dhe kërkoni strehim”, shkruhej në llogarinë në emër të turneut të Taylorit, “Eras Tour”, në rrjetin social “X”.

Image

Drejtuesit e koncertit më vonë treguan se gjithçka u rregullua me sukses dhe shfaqja u mbajt siç ishte planifikuar.

Në publik për ta mbështetur Swiftin, nuk mungoi i dashuri i saj, atleti i famshëm, Travis Kelce.

VIDEO:

 

 

Në mesin e 81 mijë adhuruesve ishin prezent edhe kryeministri i Australisë, Anthony Albanese si dhe këngëtarja me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Rita Ora, bashkë me burrin e saj, regjisorin, Taika Waititi e këngëtaren Kety Perry.

Image
Taika Waititi, Taylor Swift dhe Rita Ora (Foto: Instagram)

Postimi i Rita Orës në Instagram:

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

Në Australi Taylor do të performojë dhe në tri shfaqje të tjera përgjatë vikendit.

Muajin a ardhshëm këngëtarja do të këndojë në Singapor dhe pastaj do të qëndrojë nëpër Evropë në shtetet si Franca, Suedia, Portugalia, Spanja e Britania ku gjithashtu do të performojë në kuadër të turneut të saj “Eras Tour”.

Përgatiti: Vita Abrashi-Kajtazi