Ylli i mirënjohur i muzikës, me origjinë latine, Ricky Martin, i cili u padit nga nipi për incest, ka thënë se kjo përvojë është gjëja më e rëndë që ka përjetuar ndonjëherë.
Martin në vitin 2022 ndërmori hapa ligjor kundër nipit të tij, Dennis Yadiel Sanchez, që e ka djalë të motrës (vetëm nga babai), i cili më herët kishte kërkuar një urdhër mbrojtës, me pretendimet se Martin e kishte abuzuar dhe se ata kishin pasur një lidhje që kishte zgjatur shtatë muaj. Por më vonë Sanchez e kishte tërhequr padinë.
Për këtë skandal këngëtari ka pranuar se është më i keqi që i ka ndodhur ndonjëherë në jetë.
“Është më e keqja. Kjo gjë më ka shkaktuar dhimbje që nuk i kam përjetuar asnjëherë më parë. Falënderoj zotin që janë akuza ta pabaza”, ka thënë Martin për revistën GQ.
Më pas ai ka vazhduar intervistën duke treguar për jetën e tij si homoseksual. Ka thënë se kur u bë i famshëm në vitin 1999 ai nuk mund t’i tregonte botës për këtë gjë.
Ylli i cili ka dy fëmijë me ish-burrin e tij, Jwan Yosef, ka pranuar se frikësohej të tregonte pasi që edhe familja e miqtë e paralajmëruan se po të tregonte karriera e tij do të përfundonte.
“Isha shumë i famshëm atëherë me këngën ‘Livin’ La Vida Loca’ e vallëzimin. Publiku kishte pritshmëri të mëdha nga unë. U frikësova të tregoj se jam homoseksual”, ka thënë Martin.
Shumë vite më vonë kur e pranoi publikisht faktin në fjalë, ai thotë së është ndjerë shumë më mirë.
“Ishte ndjenjë e mrekullueshme. Do të doja ta kisha bërë më herët. Por e shkuara nuk mund të ndryshohet. Nuk ka asgjë që mund të bësh për atë që kemi jetuar më parë”, ka thënë 52 vjeçi.