Showbiz

Aktori i “Home Alone” e pranon se e ka rrahur ish-të dashurën

Descriptive Text

Ylli i filmit "Home Alone", Devin Ratray, e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës, por u la i lirë nga gjykata në Oklahoma, ka raportuar DailyMail të mërkurën.

Ratray ,që kishte luajtur rolin e Buzzit, është dënuar me tri vjet dënim me kusht për dhunë ndaj ish-të dashurës, e është obliguar të bëjë testin e drogës dhe t'i paguajë shpenzimet e gjykatës.

Image

Ratray u shfaq në seancë nëpërmjet videos së bashku me avokatin e tij.

Ai ishte arrestuar në dhjetorin e 2021-s, me dyshimin se kishte ushtruar disa herë dhunë ndaj të dashurës.

47-vjeçari ishte akuzuar edhe për përdhunim.