Showbiz

Vajza e Barack Obamas nuk po e përdor mbiemrin në karrierën prej regjisoreje

Descriptive Text

Malia Obama, vajza e madhe e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama, nuk po e përdor mbiemrin Obama, por ka vendosur ta përdorë emrin e saj të mesëm Ann, në hapat e parë në karrierën prej regjisoreje, raporton “Business Insider”.

Malia, e cila diplomoi në Universitetin e Harvardit, ka bërë një film të metrazhit të shkurtër që titullohet “The Heart” ku emri i saj u citua si Malia Ann.

Filmi, që u shfaq në Festivalin e Filmit “Sundance”, ka ngjallur reagimin e publikut duke bërë që disa prej tyre ta përkrahin në vendimin që mori e bija e ish-presidentit amerikan, kurse disa të tjerë jo.

Nuk është e qartë se përse Malia ka vendosur të përdorë emrin e saj të mesëm, por spekulohet që ajo mori këtë vendim në mënyrë që të mos krijohen mendime se babai e saj mund të ketë ndikim në karrierën që ajo po ndjekë, pasi Barack dhe gruaja e tij Michele kanë themeluar kompaninë e filmave “Higher Ground Production”.

Ndërkohë revista “Vanityfair” ka raportuar se kompania filmike “Gilga”, e cila është në pronësi të regjisorit Donald Glover, e ndihmoi prodhimin e filmit të Malias, “The Heart”.

“Ti je një vajzë Obama, nëse bën një film të keq, ai film do të të përndjekë përgjithmonë”, citohet t’i ketë thënë Glover-Malias.

Adhuruesit që “e mbrojtën” Malian për këtë vendim, e krahasuan me emra të mëdhenj të filmit si aktorët Nicolas Cage e Angelina Jolie, të cilët në hapat e parë të karrierës kishin vepruar njëjtë si Malia, pasi të dy vijnë nga familje të famshme.

Megjithatë, Malia është vlerësuar nga njohësit e fushës për punën që ka bërë në botën e filmit prej se ka diplomuar.