Showbiz

Rihanna feston ditëlindjen

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë nga ishujt Barbados, Rihanna, feston sot ditëlindjen e 36-të.

Ylli, emri i vërtetë i të cilës është Robyn Rihanna Fenty, u zbulua si artiste nga producenti amerikan i këngëve Evan Rogers kur ajo kishte vetëm 16 vjet. Këngët të cilat ajo i kishte incizuar në mënyrë joprofesionale ju dërguan kompanisë diskografike “Def Jam Recordings” për t’u dëgjuar nga drejtori i atëhershëm i kësaj kompanie, ylli Jay-Z, i cili e ftoi në audicion dhe Rihanna doli me marrëveshje për incizimin e 6 albumeve.

Rihanna fitoi famë botërore me këngën “Pon de Replay” që u lansua 15 vjet më parë, si pjesë e albumit të saj të parë “Rihanna, Music Of The Sun”.

Më pas ajo krijoi shumë hite që u pëlqyen nga fansat në mbarë botën, duke përfshirë “A girl like me”, “Good Girl Gone Bad” e “Umbrella” në bashkëpunim me Jay-Z.

Ylli vazhdoi të miksonte këngët e zhanrit “pop” me “dance” e “R&B” duke krijuar hite të reja si “Talk That Talk”, “Unapologetic”, “Rude Boy”, “Whats My Name”, e shumë hite të tjera.

Pasi që shiti 250 milionë incizime në mbarë botën, ajo u bë muzikantja e dytë më e mirë e të gjitha kohërave.

Rihanna përgjatë karrierës së saj ka fituar nëntë çmime Grammy, 13 “Music Awards” duke përfshirë atë të “ikonës” dhe 12 çmime nga “Billboard Music Awards”.

Revista prestigjioze TIME, në vitin 2012 dhe 2018 e ka rënditur yllin ndër 100 gratë me më së shumti ndikim në botë.

Revista Forbes e rangoi atë në mesin e yjeve më të paguar në industrinë e showbizit, në vitin 2012 si dhe 2014.

Përveç muzikës, Rihanna njihet për punë humanitare në shumë fusha duke përfshirë edhe industrinë e modës.

Ajo ka brendin e kozmetikës “Fenty Beauty” nën konglomeratin e produkteve të bukurisë “Clara Lionel Foundation” si dhe brendin e modës “Fenty” që operon nën konglomeratin “LVMH”, duke u bërë gruaja e parë më ngjyrë që drejton një brend luksoz për “LVMH”.

Rihanna ka luajtur edhe disa role nëpër filmat si “Battleship” në 2012, “Home” 2015, “Valerian and The City of s Thousand Planets” në 2017 dhe “Ocean’s 8” në vitin 2018.

Qeveria e Barbadosit, në vitin 2018 e shpalli atë ambasadore nderi si dhe e nderoi me titullin “Heroinë Kombëtare e Barbadosit” në vitin 2021.

Performanca më e mirë në karrierën e saj konsiderohet të jetë ajo e vitit të kaluar kur këndoi në spektaklin “SuperBowl”.