Showbiz

Kritikohet Festivali “Sanremo”, pasi reperi Ghalis thirri për ndalim “të gjenocidit”

 

Festivali Italian i Këngës “Sanremo” - ngjarja më e madhe muzikore në Itali – është kritikuar nga Izraeli pasi reperi Ghali, që konkurronte në finale, bëri thirrje për ta “ndaluar gjenocidin” në Gaza, ka raportuar The Guardian.

Alon Bar, ambasador i Izraelit në Itali, ka thënë se festivali i cili tërheq miliona shikues dhe përdoret për të zgjedhur kandidatin italian të konkursit të këngës Eurovision, është shfrytëzuar “për të shpërndarë urrejtje dhe provokim në mënyrë të papërgjegjshme” pas shfaqjes së Ghalit.