Showbiz

Usher mahnit publikun në “Super Bowl”, iu bashkuan yjet e hiteve më të mëdha

 

Yllit të mirënjohur të muzikës, Usher, në performancë në pauzën ndërmjet dy pjesëve të lojës në spektaklin “Super Bowl”, iu bashkuan këngëtarja Alicia Keys si dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Ludacris e will.i.am, raporton BBC.

Ai kishte paralajmëruar se do ta bënte publikun të këndonte e të kërcente pasi në skenë do t’i bashkëngjitej dikush nga bashkëpunëtorët e këngëve të tij të famshme.