Aktorja e njohur e Hollywoodit, Lupita Nyongo, është parë dorë për dore me partnerin e ri, aktorin Joshua Jackson, në California gjatë së mërkurës, raporton People.
Ajo dhe Jackson kishin veshur bluza të bardha. “I’ts okay to cry” (është në rregull të qash), shkruhej në bluzën e Lupitës.
Çifti u panë se po kënaqeshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit përderisa ecnin dhe qeshnin bashkë.
Dalja e tyre e fundit publike vjen vetëm disa orë pasi ata u panë duke u larguar nga tregu “Erewhon” në Los Angeles të martën.
Çifti u pa gjithashtu jashtë një dyqani dhe duke ngarë një makinë Tesla.
Në tetor, çifti u shfaq në koncertin e Janelle Monáe në Los Angeles, bashkë me miqtë. Fotografitë e postuara nga tabloidi TMZ më 19 tetor treguan çiftin që qëndronte pranë njëri-tjetrit në një shfaqjeje.
Më parë atë muaj, gruaja e Jacksonit prej më shumë se tre vjetësh, Xhodi Turner-Smith, kërkoi divorcin. Ajo përmendi “dallimet e papërmirësueshme” si arsyet e ndarjes së tyre.
Një burim i ka thënë revistës People në atë kohë se ishte ideja e Turner-Smith për t'i dhënë fund marrëdhënies pasi ajo vendosi se martesa ka mbaruar.
Sa i përket Nyongos, aktorja kishte qenë e lidhur me dashuri me yllin televiziv, Selema Masekela. Ata dolën në publik me lidhjen e tyre në dhjetor të vitit 2022. Kurse gjatë maujit tetor të këtij viti ajo bëri një postim për ndarjen përderisa nuk e përmendi fare emrin e Masekelas, postim të cilin më vonë e fshiu.