Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Këngëtarja e famshme Ashanti në pritje të një fëmije

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se këngëtarja e njohur Ashanti është duke pritur një fëmijë me reperin e famshëm Nelly.

Muzikantët ishin njohur me njëri-tjetrin në vitin 2003. Ata patën një lidhje të gjatë që herë pas here ndërpritej.

Por kohët e fundit është raportuar se çifti i ka zgjidhur mosmarrëveshjet dhe është përsëri bashkë.

“USWeekly” ka shkruar se Ashanti është në pritje të bëhet me fëmijë.

Ndërkohë sipas raportimit të TMZ, shtatzënësia e Ashantit u bë e ditur në ngjarjen bamirëse “Black and White” që e organizoi Nelly në qytetin ku jeton, St.Louis.

Gjatë kësaj ngjarje çifti ka postuar fotografi.

Edhe Ashanti konfirmon shtatzënësinë dhe tregon një sekret Showbiz Ashanti konfirmon shtatzënësinë dhe tregon një sekret
Image
Sekuencë e shkëputur nga video, ku këngëtarja Ashanti mbanë barkun e saj

VIDEO: