Showbiz

Teylor Swift bën histori, kryeson të gjitha toplistat me albumet e saj

Këngëtarja e mirënjohur botërore, Taylor Swift ka bërë histori duke qenë në majat e toplistave me këngët pesë albumeve të saj. Këngët e këtyre albumeve kryesojnë përnjëherë në toplistat e “Billboard”, raporton DailyMail.

Fituesja e çmimeve “Grammy” është interpretuesja e parë e gjallë që arrin këtë përmes albumeve të saj që konkurruan me të tjerë albume të viteve të ndryshme që nga viti 1963.

Këngëtarja me sukses masiv në tetor lansoi albumin “1989 (Taylor's Version)”. “Speak Now (Taylor's Version)” e lansoi në korrik, “Midnight” në vitin 2022, “Folklore” në vitin 2020, dhe ”Lover” në vitin 2019.

Më parë këngëtari i ndjerë Princ ishte i vetmi që i kishte këngë nga 5 albume që kryesonin toplistat njëkohësisht. Këtë ai e arriti më 14 maj 2016, pak mbas vdekjes.

Swift me albumin “1989 (Taylor's Version)” ishte në vendin e parë në tabelë për javën e tretë me radhë.

Fillimisht debutoi në vendin e parë më 11 nëntor, dhe qëndroi në atë pozitë deri në javën e 18 nëntorit.

Ajo kaloi dy javët e ardhshme në vendin e dytë në tabelë, përpara se të kthehej në vendin e parë këtë javë.