Aktori i njohur i Hollywoodit, Bradly Cooper, është treguar entuziast për ta bërë edhe pjesë tjetër të filmit “The Hangover” teksa po fliste me prezantuesin e radios “The New York”, David Remnick, raporton Yahoo.
Remnick e pyeti nëse Cooper kishte përfunduar me xhirimet “argëtuese”, me fjalë të tjera, nëse do të ketë edhe një film tjetër “Hangover”.
“Unë ndoshta do të bëja 'The Hangover 4' në këtë çast. Vetëm ngaqë e dua Tod Filipsin, e dua Zach Galifianakisin, e dua shumë Ed Helmsin, ndoshta do ta bëja. Nuk mendoj se Todd do ta bëjë ndonjëherë këtë”, ka thënë aktori duke shuar shpresat e fansave të filmit.
Filmi i parë “The Hangover” doli në vitin 2009 dhe Cooper luajti së bashku me yjet Zach Galifianakis, Ed Helms, Justin Bartha dhe Ken Jeong.
Filmi u pëlqye shumë nga publiku saqë u bënë pastaj edhe dy vazhdime të tjera, “The Hangover Part II” dhe “The Hangover Part III” respektivisht në 2011 dhe 2013.
Ndonëse ai nuk ka qenë i lidhur tradicionalisht me filma komedi, Cooper pranon se është duke u argëtuar dhe nuk mendon se filmat të tematikave të tjera janë “rraskapitës” kur bëhen krahasime.
“Nuk ka asgjë më argëtuese që kam përjetuar se Maestro dhe ‘A Star is Born’. Nuk do ta bëja po të mos ishte kështu”, ka thënë ai.