Showbiz

Vdiq një fanse në koncertin e Robbie Williams në Australi

Një grua 70-vjeçare ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra, pasi u rrëzua gjatë kohës sa po ndiqte koncertin e këngëtarit Robbie Williams në stadiumin Allianz, në Moore Park të Sidneyt. Ajo ka vdekur të martën, pesë ditë pas aksidentit.

“Na thirrën për të na njoftuar se është rrëzuar një grua rreth të 70-ave. Ne e trajtuam atë në vendngjarje me plagë në fytyrë dhe në kokë dhe e çuam në spitalin ‘st. Vincent’ në një gjendje kritike”, ka thënë zëdhënësi i ambulancës së New South Walesit për Daily Mail.

Incidenti ndodhi në natën e parë të turit të Robbiet në Australi, “XXV Tour”.

Këngëtari ende nuk ka komentuar publikisht mbi tragjedinë.

Edhe një fanse e Taylor Swift vdiq në koncertin e saj në Brazil javën e shkuar. Autoritetet kanë bërë me dije se dyshimet e para janë se shkak i vdekjes së saj kanë qenë temperaturat rekorde që janë regjistruar ditëve të fundit në Brazil. Sipas organizatorëve, 23-vjeçarja Ana Clara Benevides Machado kishte kërkuar ndihmë në stadium pasi nuk ishte ndjerë mirë. Ajo u transferua në spital, por vdiq një orë më vonë.