Showbiz

Kim e Khloe me shoqe bëhen kukulla “Bratz”

Descriptive Text

Yjet televizive Kim dhe Khloe Kardashian, bashkë me shoqet e tyre Olivia Pierson dhe Natalie Halcro, janë bërë si kukullat “bratz” për festën e Halloweenit.

Ishte Khloe ajo që ndau fotografi duke shfaqur dukjet e yjeve si kukulla, që kishin veshur minifunde më katrorë dhe i kishin kombinuar me çorapë të gjata.

Kim për Halloweenët e mëparshëm ishte veshur si personazhi “Wonder Woman”, kësulëkuqja, etj.

Kurse Khloe më parë ishte veshur si personazhi i keq nga filmi “101 dalmations”, Cruella DeVill, “Cat Woman”, perëndeshë egjiptiane, etj.

Khloe në Instagram ka ndarë një video ku shihet bashkë me Kimin duke hequr buzët artificiale që i kishin vënë për t’u bërë kukulla.

Ndërkohë gjatë gushtit motra e tyre, Kylie Jenner kishte bashkëpunuar me kompaninë MGA Entertainment për të krijuar një koleksion të kukullave “Bratz”.

Ajo ka thënë se ishte fanse e kukullave që nga fëmijëria.

{gallery}