Sia tregon ndërhyrjet kirurgjike që ka bërë në fytyrë
Këngëtarja e mirënjohur Sia ka zbuluar fytyrën e saj, të cilën zakonisht e mbulonte në paraqitje publike me anë të parukave. Ajo ka thënë se nuk e ka ndërmend të fsheh asgjë duke pranuar se ka bërë ndërhyrje kirurgjike, raporton NYPost
Kantautorja 47-vjeçare, të dielën ka zbuluar se kohët e fundit i është nënshtruar një procedure kirurgjike për tërheqjen e lëkurës në fytyrë.
Këto komente ajo i ka bërë në ceremoninë e ndarjës së çmimeve të bukurisë, ku ajo i ka ndarë një çmim kirurgut plastik Ben Talei, i cili ka kryer ndërhyrjen kirurgjike në fytyrën e saj.
"Unë jam një yll popi që normalisht fsheh fytyrën time dhe nuk gënjen për asgjë", ka thënë këngëtarja e "Chandelier" për publikun, duke iu referuar parukave të saj që ia mbulojnë fytyrën në paraqitjet publike.
Ajo lavdëroi punën Talei, duke thënë se ai ka bërë një gjë të mrekullueshme me tërheqjen e lëkurës.
“Ai është i pabesueshëm dhe po bën kaq shumë punë të mira, dhe jo vetëm për yjet", shtoi Sia ndërsa i dorëzoi atij çmimin e shquar të arritjes në mjekësi.
E sapomartuara ka thënë se shpesh e përmend emrin e mjekut kur miqtë e saj i thonë se duket "e këndshme".
Talei gjithashtu tha gjëra të mira për yllin e popit të nominuar për Grammy. "Nuk e di nëse ju e dini se sa e mahnitshme është Sia si person", theksoi ai në skenë.
"Ne kemi shumë miq të përbashkët dhe është gjithmonë tronditëse se sa shumë vazhdojnë të thonë: 'E dua, e dua, e dua. Ajo është e mahnitshme'", vazhdoi doktori.
Sia ka deklaruar më parë se ajo zgjedh të fshehë fytyrën e saj për të ruajtur një nivel privatësie.
"Nëse dikush përveç njerëzve të famshëm e din se si është të ishe një person i famshëm, ata kurrë nuk do të donin të ishin të famshëm", shkroi ajo për Billboard në vitin 2013. (Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi)