Brad Pitt ende s’i ka njoftuar fëmijët me të dashurën e re
Ylli i Hollywoodit Brad Pitt ende nuk i ka njoftuar fëmijët e tij me të dashurën e re Ines De Ramon.
Aktori 59-vjeçar i cili ka gjashtë fëmijë me ish-gruan Angelina Jolie, edhe pse tani ka një lidhje romantike De Ramon, nuk i ka njoftuar ende me të.
Një burim i afërt me Pittin ka bërë të ditur se aktori njëherë po dëshiron të sigurohet se lidhja e tij me Ines do të zgjasë e pastaj të bëjë “hapin e madh”.
"Nuk është se ai nuk e do Inesin, por vetëm se ai dëshiron të sigurohet se kjo marrëdhënie po shkon mirë para se të bëjë atë hap të madh. Ai ka dalë me disa gra gjatë viteve, por nuk i ka njoftuar ato me fëmijët e tij”, ka thënë burimi për USWeekly.
Javë më parë u raportua se gjërat ishin mirë mes yllit të 'Fight Club' dhe të dashurës së tij, por ata nuk janë duke nxituar me asgjë dhe thjesht për momentin po kënaqen duke shpalosur dëshirat e tyre të përbashkëta.
"Ata kënaqen me shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kanë dëshira të ngjashme. Ata janë të dy krijues dhe janë të lumtur me diskrecionin e lidhjes së tyre. Gjërat janë mirë mes tyre, por Brad nuk po nxiton për asgjë”, ka thënë një burim për Entertainment Tonight.
Sipas këtij burimi ylli i Hollywoodit është "shumë i kujdesshëm" për jetën e tij të dashurisë dhe është i vendosur që me Ines t’i "lërë gjërat të rriten natyrshëm".
“Bredi dhe Inesi janë ende duke u takuar dhe duke u argëtuar. Brad është shumë i kujdesshëm dhe i vëmendshëm se me kë takohet. Atij i pëlqen t’i lërë gjërat të rrjedhin natyrshëm”, ka shtuar burimi.
Bukuroshja 30-vjeçare ka filluar të dalë me yllin e filmit në vitin 2022.