Aktori Sir Michael Gambon ka vdekur në spital në moshën 82-vjeçare, thotë familja e tij, raporton BBC.
Ai ishte i njohur për rolin e profesorit Albus Dumbledore në gjashtë nga tetë filmat e Harry Potter.
Sir Michael gjithashtu u shfaq në “Fantastic Mr Fox”, luajti detektivin francez Maigret dhe luajti në “The Singing Detective”.
Gruaja e djali i tij treguan se ai vdiq paqësisht me familjen e tij në krah, pasi vuante nga pneumonia.