Showbiz

Kim Kardashian mezi njihet në fotografitë e reja

Ylli televiziv Kim Kardashian ka publikuar fotografi me flokë të shkurtra.

Fansat menjëherë i komentuan asaj se po dukej si gruaja e ish-burrit të saj Kanye West, Bianca Censori.

Në një nga imazhet e postuara ne rrjetin social Instagram, Kim kishte veshur një bluzë të thjeshtë që i ngjason shumë stilit të veshjes së Biancas.

Në një seri fotosh të postuara në internet për kopertinën e “CR Fashion Book”, Kardashian dukej shumë ndryshe në një stil flokësh si kurrë më parë, vetulla të holla, me qerpik të gjatë dhe me buzëkuq me nuancë bezhë.

Një tjetër fotografi shfaq Kimin ulur në një karrige ndërsa mban një cigare të ndezur, veshur në një veshje të zezë. Nëna e katër fëmijëve dukej dramatike me një buzëkuq të njomë, ndërsa shtrinte kokën në krahun e djathtë.

Mes të gjitha krahasimeve të Kimit dhe Biancas, të tjerë dukeshin më të interesuar për kreativitetin e Kimit dhe stilin e modës gjithnjë në zhvillim.

"Absolutisht i fiksuar pas këtij fotosesioni të Kimit. Besimi yt në punën që bën po i çmend të gjithë!!", ka shkruar një ndjekës i saj.

Përgatiti - Vita Abrashi - Kajtazi

Image