Showbiz

Pallati mbretëror mohon se mbreti Charls mund ta detyrojë Harryn të qëndrojë në Kensington

Pallati mbretëror ka mohuar raportimet se mbreti Charles mund ta detyrojë Princin Harry të qëndrojë në pallatin Kensington, herën tjetër që ai viziton Mbretërinë e Bashkuar për të shmangur largimin e Harryt nga roli i tij i këshilltarit të mbretit.

Harry është një nga shtatë këshilltarët e mbretit për çështjet e shtetit së bashku me princin Endrju, të cilët mund ta zëvendësojnë mbretin nëse ai është jashtë vendit.

Raportimet vinë pas dyshimeve të ngritura rreth rrolit të Dukës së Sussexit si këshilltar i shtetit, gjë që e bën edhe atë një nga shtatë anëtarët e familjes mbretërore që mund të zëvendësojë mbretin nëse ai nuk ndodhet në vend ose është me shëndet të ligë.

Rreth këtyre çështjeve ka komentuar një mik i mbretit Charls.

“Mbreti mund të shohë se po të hiqte Harrin nga pozira e këshilltarit të shtetit, do të shihej si një akt antagonizmi dhe ai nuk dëshiron ta bëjë këtë”, ka thënë shoku i mbretit.

Sipas tij nënkuptohet se mbreti nuk dëshiron ta largojë të birin nga detyrat shtetërore në mënyrë që të mos krijohen tensione brenda familjes mbretërore.

Me ligj, këshilltarëve të shtetit, që përfshijnë gjithashtu princeshën Anne dhe Princin Eduard, u kërkohet të kenë një shtëpi në Britani.

Por Harry i cili jeton në Kaliforni, nuk ka shtëpi në Mbretërinë e Bashkuar, pasi mbreti Charls e dëboi nga shtëpia në Frogmore në fillim të këtij viti.

Sipas burimeve, në një përpjekje për të zgjidhur çështjen, oborrtarët mbretërorë kanë diskutuar dhënien me qira të njërës nga pronat mbretërore për Harrin dhe gruan e tij Megan.

Burime brenda pallatit mbretëror i thanë The Sunday Times se në opsion është një apartament në Kensington Palace, ku Princi William dhe Kate kanë një shtëpi dhe zyrë private.

Princit Harry gjithashtu i është mohuar një dhomë në kështjellën Windsor gjatë vizitës së tij në nderim të përvjetorit të vdekjes së gjyshes së tij Mbretëreshës Elizabetë, në Londër në fillim të këtij muaji.

Princit iu tha se në të ardhmen do të duhej të bëjë rezervim paraprakisht, nëse do të dojë të qëndrojë në një rezidencë mbretërore ose të vizitojë mbretin Charles, kur të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar. (Përgatiti Vita Abrashi-Kajtazi)