Rok-grupi i njohur, “The Rolling Stones”, është gati ta publikoj këngën e re të titulluar, “Sweet Sounds of Heaven”, me ndihmën e dy super-yjeve të muzikës, Lady Gaga dhe Stevie Wonder. Bashkëpunimi i shumëpritur do të lansohet më 28 shtator, sipas një postimi të grupit në Instagram.
Lajmin e mirë rokerët e kanë ndarë së bashku me një pjesë të shkurtër të këngës, e cila përmban harmoni vokalesh dhe një melodi të bukur pianoje të sjell nga Wonder.
“Sweet Sounds of Heaven” do të jetë pjesë e albumit të 26-të të incizuar në studio, “Hackney Diamonds”, që njëherësh e shënon albumin e parë të bendin me këngë origjinale në 18 vjetët e fundit, dhe i pari nga vdekja e bateristit, Charlie Watts.
Krahas bashkëpunimit me Lady Gagan dhe Steve Wonderin, albumi po ashtu përfshin këngë si, “Bite My Head Off”, “Get Close” dhe “Live By the Sword”. Dy këngën e fundit përfshijnë melodi të pianos të interpretuar nga ikona britanike, Elton John.
Albumi i ri i bendit është incizuar nëpër studio të ndryshme anembanë botës, duke filluar nga “Henson Recording Studios” në Los Angeles e deri te “Metropolis Studios” në Londër, “Sanctuary Studios” në Bahamas dhe të tjerë.