Ylli i muzikës Ariana Grande ka bërë një listë me kërkesa për divorcin nga Dalton Gomez.
30-vjeçarja e famshme ka nisur proceduarat e divorcit me bashkëshortin e saj pas martesës dyvjeçare.
Grande kishe bërë një marrëveshje paramartesore me Gomezin dhe tani bazuar në atë marrëveshje i ka bërë disa kërkesa për divorcin.
Ajo ka kërkuar që t’i jepet mbështetja bashkëshortore, prona, stoli të ndryshme nga ari dhe disa gjëra personale.
Grande gjithashtu ka kërkuar fitimet dhe kursimet para martesës, gjatë martesës edhe pas datës së ndarjes.
Shtypi ndërkohë ka bërë të ditur se ajo dhe Gomez së bashku do të paguajnë shpenzimet për avokatët.
Ariana në dokumentet e shkurorëzimit kishte cituar “diferencimet e papërmirësueshme” si arsye për ndarjen, ka raportuar TMZ.
Burimet i thanë TMZ se çifti "punoi për të pasur gjithçka gati" para se të shkonte në gjykatë dhe se Ariana do të bëj një pagesë për Dalton pasi ata kishin një marrëveshje paramartesore.
"Ata kanë qenë me të vërtetë të kujdesshëm dhe respektues ndaj njëri-tjetrit në çdo hap të këtij procesi", ka thënë një burim i afërt më çiftin.
"Ata morën këtë vendim së bashku. Ata kishin probleme përpara janarit, por duan të mbeten miq të ngushtë", ka thënë një burim tjetër për PageSix.
Lajmi i ndarjes së Ariana Grande dhe Dalton Gomez erdhi pasi ajo u pikas pa unazën e saj të martesës ndërsa ndiqte turneun e tenisit në Wimbledon në Londër.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.