Showbiz

Përndjekësi i Berrymoret shpërfill monitoruesin e GPS-it, i lëshohet fletarrest

Një personi që është akuzuar se po e përndjek aktoren e famshme amerikane, Drew Berrymore i është lëshuar fletarrest, pasi nuk është paraqitur për t’u pajisur me monitoruesin përmes Sistemit të Pozicionimit Global (GPS).

43-vjeçari Chad Michael Busto po kërkohet nga autoritet pasi nuk kishte shkuar në Gjykatën e Qarkut për të marrë monitoruesin.

Vendosja e pajisjes monitoruese ishte kusht pas arrestimit të Bustos muajin e shkuar, kur i kishte shkuar aktores së famshme në shtëpinë në New York.

Busto ishte arrestuar më 23 gusht dhe më pas u akuzua për përndjekje.

Sipas TMZ-së, ai ishte parë në lagjen “Hamptons” duke kërkuar shtëpinë 6 milionë dollarëshe të yllit Drew Berrymore.

Thuhet se aktorja 48-vjeçare nuk ishte në shtëpi në momentin e arrestimit.

Dy ditë më pas, ai kishte shkuar në një ngjarje tjetër ku aktorja ishte në një intervistë direkte.

“Ti e di kush jam unë! Më duhet të të shoh kur të jesh në New York”, citohet të ketë thënë përndjekësi që u ndal nga një roje e sigurisë për të mos u ngjitur në skenë.

Në një seancë gjyqësore të “Southampton Town Justice” më 25 gusht, gjykatësja Barbara Wilson e liroi me kushtin që ai të pajisej me një monitor GPS.

Mediat ndërkombëtare raportuan se sipas burimeve policore Busto ka “dosje përplot veprash penale” që varion nga viti 1999 deri në janar 2022, duke përfshirë ngacmimin, rezistencën ndaj arrestimit, sjelljen e çrregullt dhe vjedhjen.

Në anën tjetër, sipas raportimeve, aktorja Drew ndihet mirë dhe e sigurt. “Në momentin kur ndodhi ngjarja, gjithçka ishte shumë e shpejt dhe ajo nuk u stresua fare për këtë”, ka thënë një burim.