Komediani 55-vjeçar Jimmy Kimmel ka rrëfyer planet e tij për pensionim, në episodin e parë të podcastit 'Strike Force Five', të cilin e realizon bashke me me Stephen Colbert, Jimmy Fallon, Seth Meyers dhe John Oliver.
Ai tha se kishte ndërmend të dilte në pension pikërisht në kohën kur filloi greva e aktorëve dhe skenaristëve në Hollywood.
Por Kimmel tha se tani e kupton se “është disi e këndshme të punosh”.
Atij iu përgjigj Seth duke i thënë se ai është “si Tom Brady i "The late night show-ve" dhe se “e ka trilluar pensionimin".
Megjithatë, Jimmy më pas këmbënguli se ishte 100 për qind serioz në lidhje me planin e tij për pensionim.
“Isha serioz, isha shumë, shumë serioz”, tha ia.
Këtë javë pesë komedianët njoftuan nisjen e podcastit të tyre të ri, i cili thuhet se është projektuar për të mbështetur ata që janë grevë, shkruan FemaleFirst.
“A e keni pyetur ndonjëherë veten se si do të ishte të shihje një skuadër futbolli me pesë qendërmbrojtës në fushë njëherësh? Prezantimi i ‘Strike Force Five!’, nga Stephen Colbert, Jimmy Fallon, Jimmy Kimmel, Seth Meyers dhe John Oliver. Të gjitha të ardhurat shkojnë për të mbështetur ata që janë në grevë", thuhej në përshkrimin e podcastit.
Jimmy gjithashtu shkroi në mediat sociale për të promovuar shfaqjen, duke thënë se ai i kishte bashkuar forcat me disa nga rivalët e tij të “Late night show”.