Adele i ka thënë turmës në një shfaqje të sajën në Las Vegas që të ndalojnë të gjuajnë gjëra mbi artistët në skenë, pas disa incidenteve të tilla që u shënuan.
Disa artistë janë gjuajtur nga fansat me gjësende javët e fundit ndërkohë që ishin duke performuar, përfshirë Bebe Rexhën e cila u godit në kokë me telefon nga një fans. Pink mbeti e habitur kur një fans ia gjuajti hirin e nënën së saj në skenë para këmbëve të Pink, dhe Lil Nas X ndaloi performancën kur një fans ia gjuajti një lodër në skenë, raportoi NME.
Më herët, artistja amerikane Kelsea Ballerini ishte gjuajtur me diçka në fytyrë. Në vitin 2022 Harry Styles u godit në sy me një karamele kur po performonte.
Adele adresoi këto incidente në një prej shfaqjeve të saj.
“Ju sfidoj të më gjuani me diçka dhe do t’ju vras. Ndaloni t’i gjuani artistët me gjëra”, ka thënë ajo.
Adele talks about concertgoers throwing things at artists:
— Pop Crave (@PopCrave) July 4, 2023
“I fucking dare you. Dare you to throw something at me and I'll fucking kill you.” pic.twitter.com/vy680y8ekm