Showbiz

Policia: Njeriu që e goditi Bebe Rexhën me telefon, mendonte se gjesti ishte për të qeshur

Korrespodentët e muzikës në BBC Music kanë raportuar se njeriu që është i akuzuar për hedhjen e telefonit të tij drejt yllit Bebe Rexha, i ka thënë policisë se ai kishte menduar se do të ishte një gjest për të qeshur.

Incidenti ndodhi të dielën mbrëma, kur Bebe po këndonte në New York. Pasi që u godit në kokë, ajo ra për tokë dhe u dërgua menjëherë në spital ku u trajtua dhe vetulla iu qep.

Hetimet preliminare nga Policia e New Yorkut kanë konstatuar se ky njeri me plot vetëdije e qëllim e ka hedhur telefonin e tij drejt Bebes dhe kështu përfundoi edhe koncerti. Ky person është 27-vjeçari Nicolas Malvagna nga New Jersey.

Burime të BBC-së gjithashtu kanë bërë të ditur se Bebe do të kthehet në skenë sonte.