Showbiz

Nicki Minaj paralajmëron lansimin e albumit të ri në tetor

Foto: AP/Associated Press
 

Ylli i muzikës rep, Nicki Minaj, i shfrytëzoi rrjetet sociale për ta paralajmëruar lansimin e albumit të pestë të incizuar në studio, për muajin tetor. Megjithëkëtë, ajo nuk dha më shumë hollësi rreth incizimit të ardhshëm.

Muajin e kaluar, Nicki i informoi ndjekësit e saj se albumi pasues i atij të vitit 2018, “Queen”, do të jetë projekti më i mirë i lansuar në tregun muzikor gjatë 2023-tës.