Johnny Depp ka thënë se nuk do të lejojë që betejat ligjore me ish-gruan e tij Amber Heard ta përcaktojnë atë dhe u kërkoi njerëzve që të mos e gjykojnë për këtë.
Vitin e kaluar një juri amerikane gjeti se Heard kishte shpifur për yllin e “Pirates of the Caribbean” në një artikull në të cilin ajo e quajti veten viktimë e abuzimit.
Depp foli për BBC-në teksa u shfaq në Festivalin e Filmit në Cannes.
Roli i tij si Louis XV në filmin “Jeanne du Barry”, i cili hapi festivalin prestigjioz të filmit francez, shihet gjerësisht si rikthimi i tij i madh.
Është roli i tij i parë i madh që nga humbja e pjesës së tij në “Fantastic Beasts”, pas një gjyqi për shpifje në Gjykatën e Lartë mbi një artikull të gazetës Sun që pretendonte se ai kishte sulmuar Heardin.
“Ua sugjeroj njerëzve që para se ta drejtojnë gishtin dhe të gjykojnë të tjerët që nuk ia kanë idenë për ta, secili merrni një ditë pushim dhe filloni hetimin për familjarët tuaj. Shikoni përreth jush para se të filloni të gjykoni dikë tjetër për të cilin nuk keni ide se çfarë ka kaluar apo kush janë”, ka thënë Depp.