Adidasi ka thënë se përfundimi i bashkëpunimit me Kanye West “po e dëmton biznesin, me shitjet në Amerikën Veriore të goditura keq”.
Gjiganti i veshjeve sportive ka ndarë lidhjet me reperin, e njohur si Ye, vitin e kaluar pas postimeve të tij në rrjetet sociale.
Adidasi ka thënë se humbjet janë 400 milionë euro në katërmujorin e parë të vitit.
Megjithatë, të dhënat janë më mirë se që priste Adidasi pas largimit të Westit, raportoi BBC.
Investitorët kanë thënë se Adidasi dështoi të limitonte humbjet financiare dhe të merrte masa për të minimizuar ekspozimin e tyre.
Adidasi shkëputi marrëveshjen me Westin pasi ai bëri komente anti-semitike. Atë kohë, firma tha: “Adidasi nuk toleron asnjë lloj gjuhe të urrejtjes apo anti-semitike”.