Showbiz

Bebe Rexha e përlotur me publikimin e albumit të ri

Sytë e Bebe Rexhës u mbushën me lot pasi dëgjoi për herë të parë Dolly Parton në këngën e saj “Seasons”. Rekrutimi i ikonës së muzikës në këngë, për të cilin Rexha fillimisht mendoi se ishte një e pamundur, tani ishte realitet.

“Herën e parë që e dëgjova, qava”, tha kandidatja për Grammy. “Është shumë e bukur. Unë qaj çdo herë që e dëgjoj”.

“Seasons” ishte kënga e parë e krijuar për albumin e ri të Rexhës, “Bebe”, i cili del të premten, shkroi AP. 

"Unë u frymëzova vërtet nga Fleetwood Mac, dhe ata kanë një këngë të quajtur ‘Landslide’ ... ‘Landslide’ është një nga këngët më të mëdha të të gjitha kohërave, por thjesht më pëlqeu se si fliste për ndryshimin. Dhe unë thash: ‘Dua të shkruaj versionin tim’”, tha Rexha.

“Të rritesh me prindër migrantë, asnjëherë nuk e kam menduar se do ta kisha Dolly Partonin në këngën time. Ajo është ikonë. Jo vetëm artiste e mrekullueshme, por është edhe tekstshkruese, gjë me të cilën unë fillova”.

“Bebe” është albumi i tretë nga këngëtarja me origjinë shqiptare.