Familja e Halyna Hutchins, kinematografja e “Rust” që vdiq në xhirime, thotë se do të padisë Alec Baldwin pavarësisht se akuzat e tij penale janë hedhur poshtë.
Akuzat për vrasje nga pakujdesia kundër Baldwinit, i cili mbante armën e cila shkrepi, u tërhoqën në New Mexico të enjten.
Një avokat i prindërve dhe motrës së Hutchins tha se aktori "nuk mund t'i shpëtojë përgjegjësisë" për vdekjen e saj.
Baldwin kishte arritur tashmë një marrëveshje me të venë e saj dhe djalin 10-vjeçar, raportoi BBC.
Në tetor 2021, Baldwin kishte praktikuar të gjuante me armë në xhirime në një fermë pranë Santa Fe, kur ajo shkrepi, duke goditur për vdekje 42-vjeçaren.
Aktori mohoi të kishte tërhequr këmbëzën, megjithëse një raport i FBI-së më vonë doli në përfundimin se arma nuk mund të ishte shkrepur pa u tërhequr këmbëza.